SIGAL i Avni Ponarit humbet sërish terren në tregun e dëmeve, pagesat bien me 58.4%
SIGAL i Avni Ponarit humbet sërish terren në tregun e dëmeve, pagesat bien me 58.4%
Kompania SIGAL Insurace ka regjistruar një rënie të fortë të dëmeve të paguara gjatë periudhës janar–prill 2026, sipas të dhënave më të fundit të tregut të sigurimeve.
Të dhënat tregojnë se SIGAL ka paguar 5,029, nga 12,108 që kishte paguar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në terma përqindjeje, rënia arrin në 58.47%, duke qenë ndër tkurrjet më të mëdha në treg.

Shifrat e AMF/ Eurosig dhe Insig i Kadri Morinaj ulin dëmshpërblime për aksidentet, fitojnë milionat
Edhe pesha e kompanisë në totalin e dëmeve të paguara ka rënë ndjeshëm. Nga 29.01% të tregut në vitin 2025, SIGAL zbret në 13.53% në vitin 2026.
Ndërkohë, kompani të tjera kanë shënuar rritje të fortë të pagesave të dëmeve, duke fituar terren në tregun shqiptar të sigurimeve.
Çfarë nënkupton kjo rënie?
Ka disa interpretime të mundshme ekonomike dhe operacionale:- Ulje e numrit të dëmeve të raportuara. Një mundësi është që klientët e SIGAL të kenë raportuar më pak dëme gjatë 2026. Kjo mund të vijë nga: më pak aksidente, portofol më i kontrolluar, ndryshim në strukturën e klientëve. Politikë më konservatore në pagesa
Rënia mund të tregojë: procedura më të forta verifikimi, shtyrje të pagesave, menaxhim më agresiv të kostove.
Në industrinë e sigurimeve kjo përdoret shpesh për të mbrojtur fitimin teknik të kompanisë.
Megjithatë, SIGAL vijon të mbetet një nga aktorët kryesorë të industrisë së sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, me rol dominues në disa segmente të tregut.
