Mon, May 25, 2026

Pa Champions, por në Torino nuk ka revolucion, Spalletti-Vlahovic baza e projektit

Pa Champions, por në Torino nuk ka revolucion, Spalletti-Vlahovic baza e projektit
  • PublishedMay 25, 2026

Jo vetëm Milan, jashtë Champions League mbetet edhe Juve, por ndryshe nga kuqezinjtë, fati i “Zonjës së Vjetër” praktikisht u vendos një javë më parë. Duheshin disa kombinime me fat që Juve të mbetej në lojë, por këto kombinime nuk erdhën kurrë, për më tepër që as ekipi i Spalletti-t nuk arriti të bëjë saktë detyruat në derbi duke mos shkuar më shumë se një “X” 2-2 përballë Torinos. E vetmja gjë pozitive, nëse mund të vlerësohet e tillë, ishte Dusan Vlahovic, me “bomberin” serb që realizoi një “dopietë” golash në atë që mund të jetë ndeshje e tij e fundit me fanellën bardhezi.

Vlahovic realizoi golin e parë në minutën e 24-ët, ndërsa në fraksionin e dytë, në minutën e 54-ët, serbi kompletoi “dopjetën”. Pavarësisht avantazhit të dyfishtë, Torino tregoi karakter, duke u rikthyer fillimisht në lojë në minutën e 60-të, ku Casadei ngushtoi shifrat në 1-2, ndërsa në minutën e 84-të, Adams barazoi shifrat në 2-2, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund. Juve e mbyll sezonin në vendin e 6-të dhe në Europa League.

Ndryshe nga Milan, në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” nuk pritet revolucion, ideja e drejtuesve është ta nisin gjithçka nga baza e këtij ekipi, me Spallettin që nuk preket, ndërsa synohet edhe rinovimi i kontratës me Vlahovic.