Kosova, del lista e të ftuarve për dy ndeshjet e radhës
Numri një i stolit të Kosovës, Franko Foda ka publikuar listën për ndeshjet miqësore me Çekinë dhe Andorrën.
Dardan Shabanhaxhaj, Rilind Nivokazi e Valmir Matoshi janë emra të rinj të përfshirë nga tekniku i “Dardanëve”. Ndërkohë është kthyer Bersant Celina. Për sa i përket mungesave, spikasin ato të Vedat Muriqit dhe Amir Rrahmanit.

