Thu, May 28, 2026

Oktapodi Ermal Beqiri i kërkuar i SPAK-t në dorë të dhënat e shqiptarëve? Tentakula që krijoi E-Albania

Oktapodi Ermal Beqiri i kërkuar i SPAK-t në dorë të dhënat e shqiptarëve? Tentakula që krijoi E-Albania
  • PublishedMay 28, 2026

Oktapodi Ermal Beqiri i kërkuar i SPAK-t në dorë të dhënat e shqiptarëve? Tentakula që krijoi E-Albania

Biznesmeni Ermal Beqiri, pronar i kompanisë Soft & Solution dhe aktualisht i shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve të SPAK për dosjen e AKSHI-t, po i zbulohen gjithnjë e më shumë tentakulat. Së fundmi, detaje të reja kanë dalë për Ermal Beqirin, të cilësuar nga SPAK si “oligarku i korrupsionit te AKSHI”, si edhe për rolin e kompanisë së tij në zhvillimin e platformave shtetërore digjitale, mes tyre edhe e-Albania.

Sipas informacionit të deklaruar publikisht nga vetë Soft & Solution në portofolin e saj të projekteve, kompania ka qenë e angazhuar në sisteme të ndryshme qeveritare, mes tyre edhe e-Albania, gjë që nënkupton rol teknik në zhvillim, implementim ose mirëmbajtje të platformës. Megjithatë, të paktën sipas asaj që thuhet publikisht, administrimi zyrtar i shërbimit digjital mbetet nën Autoritetin Kombëtar për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI).

Në vitet e fundit, kompania është përmendur shpesh në lidhje me tenderët e teknologjisë së informacionit të dhëna nga shteti.

Në prill 2026, SPAK njoftoi sekuestrime pasurish në kuadër të dosjes së njohur si “AKSHI”, ku emri i Ermal Beqirit figuron mes personave nën hetim për akuza që lidhen me korrupsionin dhe grupin e strukturuar kriminal. Paralelisht, Banka e Shqipërisë i hoqi licencën aktivitetit të parasë elektronike të lidhur me kompaninë e tij.

Problemet e e-Albania në 2026

Viti 2026 është shoqëruar me ankesa të përsëritura për funksionimin e platformës e-Albania. Në shkurt, Dhoma Amerikane e Tregtisë ngriti shqetësimin se ndërprerjet dhe mosfunksionimi i shërbimeve po krijonin rrezik serioz për bizneset, duke penguar procedurat administrative dhe detyrimet ligjore.

Në maj 2026, AKSHI njoftoi ndërprerje disa ditore të portalit për përditësim teknik dhe optimizim të sistemit, por pas rikthimit u raportuan sërish ankesa për akses të kufizuar dhe probleme në funksionimin e platformës së re e-Albania 2.0.

Pyetjet që lindin

Në këtë kontekst, ngrihen disa pyetje që mbeten pa përgjigje të qarta:
• A e kontrollon Ermal Beqiri e-Albanian?
• Cili ka qenë realisht niveli i përfshirjes së kompanive private në zhvillimin e e-Albania?
• A ka pasur Soft & Solution rol vetëm teknik, apo më të gjerë në arkitekturën e sistemit?
• A lidhen problemet e raportuara në 2026 me mirëmbajtjen teknike, apo me arkitekturën e sistemit?
• A janë të dhënat e shqiptarëve në dorë të Ermal Beqirit?