Sat, Jun 13, 2026

Neymar “ngre flamurin e bardhë”, sulmuesi nuk do të jetë në dispozicion të Ancelotti-t ndaj Maroku-t

Neymar “ngre flamurin e bardhë”, sulmuesi nuk do të jetë në dispozicion të Ancelotti-t ndaj Maroku-t
  • PublishedJune 13, 2026

Lajm jo i mirë për Brazilin në prag të debutimit në Kupën e Botës 2026. Trajneri Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Neymar nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të Seleçaos ndaj Marokut.

Ylli brazilian vazhdon procesin e rikuperimit dhe nuk ka arritur ende të stërvitet rregullisht me grupin. Për këtë arsye, stafi teknik dhe ai mjekësor kanë vendosur të mos marrin rreziqe, duke shtyrë rikthimin e tij në fushë deri në momentin kur të jetë plotësisht gati.

Megjithatë, në kampin brazilian mbizotëron optimizmi. Ancelotti ka bërë të ditur se gjendja e Neymarit po përmirësohet dhe shpreson që sulmuesi t’i bashkohet skuadrës gjatë ditëve të ardhshme, për të qenë në dispozicion në vazhdim të turneut.

Mungesa e Neymarit përfaqëson një goditje të rëndësishme për Brazilin, jo vetëm për cilësitë e tij teknike, por edhe për rolin e liderit që ai ka brenda grupit. Pavarësisht kësaj, pesë herë kampionët e botës mbeten ndër favoritët kryesorë të kompeticionit dhe synojnë ta nisin me fitore aventurën e tyre botërore.

Të gjitha sytë do të jenë tashmë te ndeshja hapëse ndaj Marokut, ku Brazili do të kërkojë tre pikët e para, ndërsa tifozët presin me padurim rikthimin e Neymarit në skenën më të madhe të futbollit botëror.