Numrat pas një Botërori të dështuar, Gjermania si zhgënjim
Humbja 1-0 e Gjermanisë ishte tronditëse për shumë arsye që nuk maten me numra: mungesë dëshire, vetëkënaqësi, teprime taktike Megjithatë, ka edhe një sërë metrikash që e bëjnë të matshëm sa keq luajti kombëtarja gjermane.
Duke filluar me rezultatin që i nxori gjermanët jashtë Botërorit. Skuadra e Julian Nagelsman zgjodhi një qasje direkte për të përballuar bllokun e ulët të Paraguait, duke dërguar vazhdimisht krosime.
Edhe pse goli i barazimit erdhi nga një krosim, ata zbuluan pa dashje se sa keq po i ekzekutojnë topat në zonën kundërshtare. Gjermania dha 55 krosime kundër Paraguait, por vetëm 10 prej tyre arritën te një shok ekipi. Gjermania fitoi vetëm 47% të dueleve në Kupën e Botës dhe për herë të parë përfundoi një Botëror me përqindje nën 50% në duele (që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave).
