Mon, Jul 6, 2026

Po na shtyjë drejt vetëgjyqësis

Po na shtyjë drejt vetëgjyqësis
  • PublishedJuly 6, 2026

Pronari i Sky Tower Vladimir Kosta denoncon Nadir Çaushollin për Green Taxi: Po na shtyjë drejt vetëgjyqësisë

Një konflikt ka shpërthyer në zonën e ish-Bllokut, ku pronari i Sky Tower, Vladimir Kosta akuzon biznesmenin Nadir Çausholli, pronar i kompanisë Green Taxi, se i shoqëruar nga persona të fortë i ka kërcënuar titullarët e shoqërisë pas një konflikti të lindur gjatë vendosjes së një kabine karikimi për automjete elektrike pranë godinës.

Në një letër të hapur drejtuar opinionit publik, pronari i Sky Tower pretendojn se veprimet janë kryer me dhunë dhe kërcënime, duke dëmtuar aktivitetin e qendrës multifunksionale dhe duke cenuar sigurinë e stafit.

Kosta publikoi edhe pamje filmike nga përplasja, ku, sipas tyre, dokumentohen shkelje të rregullave të qarkullimit, bllokimi i trotuareve dhe i trafikut, si edhe incidente mes përfaqësuesve të kompanive.

Vladimir Kosta sipërmarrësi i Sky Tower hodhi akuza edhe ndaj institucioneve shtetërore, duke pretenduar se, pavarësisht denoncimeve të përsëritura, nuk kanë ushtruar kompetencat për zgjidhjen e konfliktit.

Sipas tij, kjo situatë po përshkallëzon tensionet dhe krijon rrezikun që ngjarja të përfundojë në akte vetëgjyqësie, për të cilat ata mbajnë përgjegjëse institucionet kompetente.

Letër drejtuar opinionit publik

GREEN TAXI DENIGRON AMBIENTET E SKY TOWER

Sot, më datë 6 korrik 2026, në orën 09:00, përpara Sky Tower, një grup të fortësh, së bashku me Nadir Çaushollin, një person i njohur si tregtar i dënuar për vjedhje ilaçesh të pensionistëve, ka vendosur me dhunë dhe me kërcënime pranë Sky Tower një kullë karikimi, e cila dëmton në tërësi biznesin e qendrës multifunksionale Sky Tower.

Para 3 vitesh, Nadir Çausholli bleu një biznes taksish dhe me ndihmën e atyre që ia shitën, vendosën përpara biznesit tonë këtë kullë karikimi pa na pyetur dhe duke perdhosur në tërësi biznesin tonë.

Problematika kresore ka qenë bërja e hotelit si banjo centrali ku taksistët kryenin nevojat e tyre personale duke ndyrë muret me pislliqet e tyre dhe duke vjedhur letrat e duarve.

Sot, në orën 09:00, siç u përmend më lart, u vendos kabina elektrike në mënyrë të dhunshme, me kërcënime për jetën drejtuar titullarëve të shoqërisë, duke pasur mbrojtjen e Policisë së Shtetit.

Këta të fundit u komunikonin eprorëve se ky person ishte me leje, ndërkohë që nuk merreshin me denoncimin tonë.

Titullaret e kompanisë kanë vënë në mars të 2025 në nje konflikt të asaj dite te ores 6:30 ku taksistet krijonin nje zhurme duke bertitur poshte hotelit.

Nje nga eproret e kompanise I cili dhe u perball me kete shqetesimdhe dhe njoftoi kryeministrin e Shqiperise I cili ja ngarkoi si detyre Anuela Ristanit, kjo e fundit jo vetem qe nuk I dha zgjidhje kesaj ceshtje por po shtyn konfliktet me shume sec kane qene.

Ne pamjet e meposhtme filmike do te paraqiten shkeljet e bere nga taksite e Green Taxi si parkimi dysh duke bllokuar trafikun dhe kalimin e kembesoreve ne secilen ane.

Gjithashtu ne video eshte paraqitur kanosja e eproreve dhe ambjenteve nga te fortet e Nadir Caushollit bashke me te , ky I fundit duke perdhosur ambjentet tona.

Nuk dua ta zgjas me por po I bej thirrje te gjithe opinionit publik te cilat kane ne disponim pamjet filmike per te cilat akuzojme se nese ne keto rrethana ndodh ndonje vetegjyqsi e siper pergjegjes per kete jane institucionet kompetente.