Tue, Jul 7, 2026

Nga ekipi i preferuar te zhgënjimi, gazetari Loci flet për Botërorin

Nga ekipi i preferuar te zhgënjimi, gazetari Loci flet për Botërorin
  • PublishedJuly 7, 2026

I ftuar në Botërori Amerikan, gazetari Emanuel Loci ka folur për ekipin e tij të preferuar dhe zhgënjimin më të madh të këtij Botërori.

“Si ekipi që i pëlqen të gjithëve, mendoj se është Franca. Bën lojë të bukur, ka lojtarë si Mbappe, Olise dhe Dembele, nuk mund të mos i pëlqesh.

Ekipi që bëj edhe pak tifozllëk është edhe Spanja. Kjo kombëtare ka bërë mirë, edhe pse ai shpërthimi që presim nuk ka ardhur ende.

Ronaldo e dëmtoi ë Portugalinë. Kemi një lojtar që nuk ka krijuar një shans për shokët. Si kapiten ka krijuar polemika. Është ai egoizmi që i mbetet si lojtar. Mendoj se Portugalia do bëjë më mirë pa të”.