Thu, Jul 9, 2026

Burri vret gruan në Shkodër, arrestohet autori

Burri vret gruan në Shkodër, arrestohet autori
  • PublishedJuly 9, 2026

Burri vret gruan në Shkodër, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën këtë të enjte, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij.

Sipas informacioneve paraprake, krimi ka ndodhur në zonën e unazës lindore të qytetit. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë arrestuar autorin e dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të krimit. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimës apo të autorit.