Sun, Jul 12, 2026

EMRI/ Vritet një person në Vorë

EMRI/ Vritet një person në Vorë
  • PublishedJuly 12, 2026

VORË- Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Bërxullë në Vorë. Edmond (Ali) Sula ka qenë duke u futur në banesë duke lëvizur në këmbë, kur është qëlluar me armë.

Vritet në Shkodër Aleksandër Koçeku

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:10. Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë gjurmë.

Një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat në zonë me qëllim zbulimin e autorit/ëve