Sun, Jul 12, 2026

U vra nga disatanca në der të shtëpisë, Ali Sula kishte një konflikt të hapur

U vra nga disatanca në der të shtëpisë, Ali Sula kishte një konflikt të hapur
  • PublishedJuly 12, 2026

U vra nga disatanca në der të shtëpisë, Ali Sula kishte një konflikt të hapur

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula, i cili u ekzekutua pak minuta pas mesnatës pranë banesës së tij.

EMRI/ Vritet një person në Vorë

Sipas burimeve hetimore, Sula sapo kishte zbritur nga automjeti dhe po hapte derën e jashtme të oborrit për të hyrë në shtëpi, kur u qëllua për vdekje me një plumb. Dyshohet se autori ka qëlluar nga një distancë rreth 30 metra, duke përdorur një pushkë të gjatë të pajisur me dylbi.

Familjarët kanë deklaruar se ndodheshin brenda banesës në momentin e ngjarjes, por nuk kanë dëgjuar zhurmë të fortë që t’i bënte të kuptonin se ishte qëlluar me armë, çka ka ngritur dyshime se mund të jetë përdorur një armë me zhurmë të reduktuar ose se të shtënat nuk janë perceptuar për shkak të distancës. Kjo mbetet ende objekt verifikimi nga grupi hetimor.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se viktima dyshohet se ka qenë nën vëzhgim prej autorëve, të cilët kanë studiuar lëvizjet e tij dhe kanë pritur momentin kur ai mbërriti në banesë për ta ekzekutuar.

Edhe pse hetuesit e konsiderojnë Sulën një person konfliktual në zonë, ai nuk rezulton me precedentë penalë. Një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me aktivitetin e tij në fushën e shitblerjes së pronave, ndërsa po verifikohet edhe një konflikt i fundit që, sipas dyshimeve paraprake, mund të ketë çuar në organizimin e atentatit.

Ndërkohë, oficerët e sektorit të krimeve të rënda po sekuestrojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po marrin në pyetje familjarët, si edhe personat që kanë qenë në kontakt me viktimën përpara ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të motiveve të ekzekutimit.