Koncerti i Kanye West: 62 persona përfunduan në urgjencë! Çfarë ndodhi?
62 persona marrin trajtim mjekësor në koncertin e Kanye West, urgjenca u vjen në ndihmë
Plot 62 persona kanë marrë trajtim mjekësor gjatë koncertit të Kanye West, pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore gjatë aktivitetit.
Ekipet e urgjencës kanë ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë të pranishmëve. Sipas raportimeve, disa persona kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa të tjerë janë paraqitur në gjendje të fikti.
Mes simptomave të raportuara kanë qenë edhe tensioni i lartë dhe rrahjet e shpejta të zemrës. Shërbimet mjekësore kanë ofruar ndihmën e nevojshme në vendngjarje, ndërsa autoritetet nuk kanë raportuar raste me pasoja të rënda
