Wed, Jul 15, 2026

“Gjigandët”, mediat spanjolle në “qiellin e 7-të” pas triumfit ndaj “gjelave”. Zhgënjimi pushton Francën, “L’equipe”: “Ylli” që po bie

“Gjigandët”, mediat spanjolle në “qiellin e 7-të” pas triumfit ndaj “gjelave”. Zhgënjimi pushton Francën, “L’equipe”: “Ylli” që po bie
  • PublishedJuly 15, 2026

Atmosfera festive pushtoi të martën zonën e tifozëve në Madrid, ku qindra mbështetës të kombëtares spanjolle shpërthyen në festë pas fitores 2-0 ndaj Francës, rezultat që i siguroi Spanjës një vend në finalen e Kupës së Botës.

Nën tingujt e këngëve “Viva España” dhe “Yo Soy Español”, tifozët kërcyen, brohoritën dhe valëvitën flamujt kuqezi-verdhë, duke festuar një sukses historik dhe ëndrrën për të fituar trofeun e dytë botëror.

Entuziazmi nuk mungoi as para sfidës. Përpara gjysmëfinales së 14 korrikut, mijëra tifozë marshuan drejt Dallas Stadium, duke krijuar një atmosferë elektrizuese me fanella, flamuj dhe shallë në ngjyrat e Spanjës.

Pas suksesit 2-0 ndaj Francës dhe sigurimit të finales, në qiellin e 7 ishin mediat spanjolle, me “Marca”, “AS” dhe “Mundo Deportivo” që i cilësuan lojtarët spanjollë si gjigandë, pas performances absolute ndaj “gjelave”.

As
 
Marcaa
 
Mundo Deportivo
 

Ndërkohë në kampin francez, zhgënjimi ishte më shumë se present jo vetëm tek tifozët e “Le Bleu”, por edhe te mediat, me prestigjozen “L’Equipe”, që ditën e sotme u hap me titullin “Ylli që bie”.

L'equipe
 

Tashmë, Spanja ka siguruar biletën për në finalen e madhe, ku të dielën, më 19 korrik, do të përballet me fituesin e çiftit Argjentinë–Angli në stadiumin New York New Jersey, në East Rutherford. “La Roja” synon të kurorëzojë ecurinë e saj me një tjetër titull botëror, ndërsa tifozët besojnë se festa e nisur pas triumfit ndaj Francës do të vazhdojë edhe pas finales.