Tue, Jul 21, 2026

VIDEO/ Argjentina humbi Kupën e Botës përballë Spanjës, kaos në Buenos Aires, përplasje me policinë

VIDEO/ Argjentina humbi Kupën e Botës përballë Spanjës, kaos në Buenos Aires, përplasje me policinë
  • PublishedJuly 20, 2026

Rrugët e Buenos Airesit u përfshinë nga tensionet pas humbjes së Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026. Mijëra tifozë ishin mbledhur në rrugët e kryeqytetit argjentinas për të ndjekur ndeshjen, por pas humbjes 1-0, atmosfera festive u kthye në përplasje mes disa grupeve të tifozëve dhe forcave të rendit.

Në zonën e monumentit të famshëm Obelisk, ku ishin grumbulluar shumë qytetarë, shpërthyen incidente të dhunshme. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, disa persona hodhën gurë dhe shishe drejt policisë.

Forcat e rendit ndërhynë duke bllokuar rrugët dhe duke përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën. Gjatë përleshjeve, autoritetet raportuan arrestimin e 12 personave.

Pavarësisht humbjes në finale, presidenti i Argjentinës, Javier Milei, vlerësoi paraqitjen e kombëtares dhe njoftoi planet për shpalljen e një feste kombëtare në nder të ekipit që u rendit në vendin e dytë në turne. Finalja ndaj Spanjës përfundoi me rezultatin 1-0, duke i dhënë skuadrës spanjolle trofeun e Kupës së Botës 2026.