Mon, Jul 27, 2026

“Rrobat që nuk i vesh i çoj në xhami”, Selina zbulon zakonin e saj prej vitesh

“Rrobat që nuk i vesh i çoj në xhami”, Selina zbulon zakonin e saj prej vitesh
  • PublishedJuly 27, 2026





“Rrobat që nuk i vesh i çoj në xhami”, Selina zbulon zakonin e saj prej vitesh





Fituesja e edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një detaj nga jeta e përditshme, duke zbuluar një zakon bamirësie që e ka ndjekur prej vitesh.


Në një mesazh privat të publikuar në “story”, një ndjekës e ka pyetur Selinin se çfarë bën me rrobat që nuk i përdor më.


Përgjigjja e saj ishte e shkurtër, por domethënëse: “I dërgoj në xhami. Madje nesër duhen dorëzuar”.


Krahas bisedës së publikuar, Selin ka treguar se kjo është një nga pyetjet që i drejtohet më shpesh nga ndjekësit e saj.


Ajo sqaroi se në disa raste ua ka dhuruar rrobat edhe vajzave që i kanë shkruar drejtpërdrejt në mesazhe private, por pjesën më të madhe të tyre prej vitesh i dërgon në xhami për t’iu shpërndarë personave në nevojë.


Selina theksoi se këtë veprim bamirësie e ka bërë vazhdimisht, si para pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP, ashtu edhe pas përfundimit të këtij rrugëtimi.


Image