Wed, Jul 29, 2026

Prokurori i SPAK Adnan Xholi kërkon postin e Prokurorit të Përgjithshëm

Prokurori i SPAK Adnan Xholi kërkon postin e Prokurorit të Përgjithshëm
  • PublishedJuly 29, 2026

Prokurori i SPAK Adnan Xholi kërkon postin e Prokurorit të Përgjithshëm

TIRANË- Adnan Xholi është kandidati i parë që ka shprehur interes për garën për Prokuror të Përgjithshëm. Prokurori i SPAK ka dorëzuar aplikimin e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Xholi ka kandiduar edhe më parë dy herë për drejtues të SPAK-ut dhe ka mbajtur postin e shefit të Seksionit Kundër Krimit të Organizuar në Prokurorinë e Posaçme.

Afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e Prokurorit të Përgjithshëm përfundon më 1 gusht, në orën 00:00. Deri atëherë pritet të paraqiten edhe kandidatë të tjerë.