Arrestohet në Elbasan Metin Mehja, i kërkuar nga SPAK për organizatë kriminale
Arrestohet në Elbasan Metin Mehja, i kërkuar nga SPAK për organizatë kriminale
Metin Mehja është arrestuar në Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroriae Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurimit “arrest në burg”, në mungesë, në kuadër të një hetimi për veprimtari të organizuar kriminale.
Sipas dosjes hetimore, Metin Mehja akuzohet për veprën penale “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale.
Ai akuzohet gjithashtu për veprat penale “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, sipas neneve 80, 28/1 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal, si edhe për veprën penale “Organizatë kriminale”, të parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal.
Sipas dosjes së SPAK-ut, Metin Mehja konsiderohet një person i afërt dhe shok i Suel Çelës, i dyshuar si pjesë e organizatës kriminale që vepronte në Elbasan.
Metin Mehja është djali i Kamber Mehjas. Pas arrestimit, ai pritet të transferohet në dispozicion të SPAK-ut për vijimin e procedurave ligjore.
