Sat, Aug 15, 2026

VIDEO/ Realizon gol në fund, Laçi nderon Rizespor

VIDEO/ Realizon gol në fund, Laçi nderon Rizespor
  • PublishedAugust 15, 2026

Qazim Laçi ishte protagonist në fitoren 0-1 të Rizespor ndaj Konjaspor, në ndeshjen e parë të kampionatit turk. Ai i dhuroi fitoren skuadrës, me golin e tij në fundin e takimit.

Në kohën shtesë, Rizespor merr penallti pas një rrëzimi në zonë dhe nga 11-metra u nis mesfushori i kombëtares tonë, i cili nuk fali. Përveç golit, paraqitja e 30-vjeçarit në përgjithësi ishte mjaft pozitive, duke dhënë një kontribut të çmuar në këtë sukses.

Për Laçin, ky është sezoni i dytë me këtë skuadër. Në edicionin e parë, me fanellën e Rizespor, futbollisti kuqezi u aktivizua në 32 ndeshje, ku shënoi 7 gola dhe dhuroi 9 asiste.