Mon, Aug 17, 2026

Dhunoi për vdekje vajzën e bosit të mafies italiane, si u kap shqiptari në Bari

Dhunoi për vdekje vajzën e bosit të mafies italiane, si u kap shqiptari në Bari
  • PublishedAugust 17, 2026

Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e një 46-vjeçares Ornella Forastefano në Amendolara, në provincën e Kozencës, e cila u gjet e pajetë gjatë natës së 16 gushtit pranë spitalit të Trebisacce.

Në kuadër të hetimeve, në portin e Barit u arrestua 40-vjeçari Elvis Metvelaj, partneri i viktimës. Sipas hetuesve, ai ishte larguar pas ngjarjes dhe u lokalizua në port, teksa dyshohet se po përpiqej të largohej drejt Shqipërisë.

Sipas të dhënave paraprake, 46-vjeçarja dyshohet se është sulmuar dhe rrahur brutalisht mbrëmjen e 15 gushtit. Ajo u gjet rreth orës 03:00 pranë spitalit të Trebisacce, ku personeli mjekësor ndërhyri menjëherë. Megjithatë, plagët e marra rezultuan tepër të rënda dhe gruaja nuk mundi të mbijetonte.

Ende nuk është e qartë se kush e ka dërguar viktimën pranë spitalit dhe në çfarë rrethanash ajo ka mbërritur aty. Hetuesit po punojnë për të rindërtuar orët para gjetjes së saj dhe për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes.

Ornella Forastefano ishte vajza e Pasquale Forastefanos, i cili ndodhet i burgosur nën regjimin e posaçëm 41-bis, si dhe motra e Domenico Forastefanos./InfoNews.al