Harta e Kosovës nën flamurin serb, tifozët e Crvena Zvezdës provokojnë sërish
Tifozët e Crvena Zvezdës kanë përsëritur skenat provokuese ndaj Kosovës. Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë ndaj Viktoria Plzenit, në tribunat e stadiumit të klubit serb u shpalos harta e Kosovës nën flamurin e Serbisë.
Kjo nuk është hera e parë që tifozëria e Zvezdës përdor simbole të tilla gjatë ndeshjeve evropiane, pavarësisht masave disiplinore të ndërmarra në raste të mëparshme.
Pamjet nga tribunat janë publikuar në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta.
Në fushë, Crvena Zvezda e mbylli ndeshjen me fitore 3-0 ndaj Viktoria Plzenit, por vëmendjen jashtë lojës e mori edhe koreografia e tifozëve vendas.
