Mon, Aug 24, 2026

Operacionalja e burgjeve hyn në Fushë Krujë, i kapet telefon Ramazan Rrajës

Operacionalja e burgjeve hyn në Fushë Krujë, i kapet telefon Ramazan Rrajës
  • PublishedAugust 24, 2026

Operacion në IEVP Fushë-Krujë, sekuestrohet celulari që dyshohet se i përket Ramazan Rrajës

Një operacion i Drejtorisë së Burgjeve është zhvilluar në IEVP Fushë-Krujë, ku është kapur dhe sekuestruar një aparat celular që dyshohet se i përket Ramazan Rrajës.

Sipas burimeve, celulari i sekuestruar i është dorëzuar SPAK-ut për ekspertizë dhe pritet të ekzaminohet në laboratorin dixhital, për të verifikuar të dhënat dhe komunikimet që mund të përmbajë.

Ndërkohë, operacioni vijon në ambientet e IEVP Fushë-Krujë, pasi dyshohet se janë fshehur edhe aparate të tjera celulare.

Kontrollet po vijojnë për identifikimin dhe sekuestrimin e pajisjeve të tjera që mund të ndodhen në ambientet e burgut.