Thu, Aug 27, 2026

Pamje elektrizuese, Norvegjia feston “shqip” pas golit historik të Egnatias

Pamje elektrizuese, Norvegjia feston “shqip” pas golit historik të Egnatias
  • PublishedAugust 27, 2026

Egnatia e mbylli në avantazh 0 me 1 pjesën e parë ndaj Lilestrom. Vendosi goli historik i Eljon Sotës në minutën e 33-të.

Tifozët shqiptarë kanë mbushur sektorin e dedikuar për miqtë në Norvegji. Mbështetja për Egnatian është e madhe.

Sfida është e vlefshme për finalen e “play off”. Nëse Egnatia ia del, do të luajë në grupet e Ligës së Europës. Përndryshe do të kalojë në grupet e Ligës së Konferencës.