Thu, Aug 27, 2026

VIDEO/ Barazim në kohën e rregullt, Dinamo beson në kualifikimin në Conference League

VIDEO/ Barazim në kohën e rregullt, Dinamo beson në kualifikimin në Conference League
  • PublishedAugust 27, 2026

Barazim 2-2 në kohën e rregullt mes Pafos dhe Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për Play Off të Conference League. Dinamovitët realizuan të parët me Fadairo, duke ndezur festën mysafire në Qipro.

Vendasit reaguan dhe vendosën ekuilibrat me Seman, në minutën e 13-të. Në pjesën e dytë, qipriotët kompletuan përmbysjen me Iannou.

Asgjë nuk kishte mbaruar ende, pasi Ruben Silva-Richards nuk e kishte thënë akoma fjalën e tij. Gjithçka do vendoset në shtesë.