Fri, Aug 28, 2026

“Ka më mirë, por edhe më keq”, Nevil Dede komenton shortin e Egnatias: Përforcime? Patjetër që…

“Ka më mirë, por edhe më keq”, Nevil Dede komenton shortin e Egnatias: Përforcime? Patjetër që…
  • PublishedAugust 28, 2026

Egnatia mësoi sot rivalët në fazën e kampionatit të Ligës së Konferencës. Përballë do të jenë Midtjilland, Braga, Universita Kraiova, Arhus, Kauno Zalgiris dhe Linkoln Red Imps.

Trajneri Nevil Dede ka folur pasi mësoi shortin për Egnatian në Europë.

“Është e rëndësishme që do të përfaqësojmë Shqipërinë në futbollin europian. Mendoj se shorti është i pranueshëm. Ka më mirë, por ka edhe më keq, kështu që them se është një short i pranueshëm për ne. Qëllimi ynë është që të vazhdojmë të bëjmë mirë dhe të argëtojmë me futbollin që luajmë, siç kemi bërë deri tani. Nuk është se kisha preferenca për shortin.

Pengu im në rrugëtimin europian është humbja me penallti në Champions League. Por edhe dje ndaj Lillestrom nuk u treguam pragmatistë për ta mbyllur ndeshjen me golin e dytë, sepse krijuam shumë raste.

Përforcime? Patjetër që kur bëhet fjalë për të fuqizuar skuadrën është mirë, por mendoj se deri tani e kemi përballuar mirë me kontigjentin që kemi. Të mos harrojmë se kemi pasur edhe dy mungesa, ku Bakajoko për mënyrën si luajmë, është shumë i rëndësishëm për ne”, u shpreh Dede për “RTSH