Goditje për Ernest Muçin, Trabzonspor shkarkon trajneri Tekke
Nuk ndryshoi destinacion në këtë merkato vere, të paktën jo në një kampionat të rëndësishëm në Evropë, ashtu siç u fol shpesh në media, për një interesim nga Aston Villa, por tani Ernest Muçi duhet të bëjë edhe një herë llogaritë nga e para tek ekipi i tij, Trabzonspor. Disfata e radhës në Turqi i kushtoi shtrenjtë trajneri Fetih Tekke, me klubin nga Trabzoni që doli me një deklaratë zyrtare duke bërë publike divorcin me trajnerin Tekke.
Ky i fundit pati një rol shumë të rëndësishëm në blerjen e kartonit të Ernest Muçit për 8,5 milionë euro. Me Tekke në stol, Muçi zhvilloi edhe sezonin e tij më të mirë në karrierë një vit më parë. Këtë merkato vere, Trabzonspor investoi fuqishëm në merkato duke afruar dhe një yll të futbollit botëror si Mohamed Salah, por ecuria e ekipit lë shumë për të dëshiruar. Trabzonspor pësoi dy humbje në fazën paraeliminatore në Europa League, ndërsa në kampionat kanë marrë 4 pikë në 3 ndeshje.
Në fakt, Tekke paraqiti dorëheqjen pas eliminimit të rendë përballë Ferencvaros, por dorëheqja e tij nuk u pranua fillimisht nga drejtuesit e klubit.
