“Çohuni nga kafja, bashkohuni me ne”/ Studentët e Mjekësisë marshojnë në Rrugën e Durrësit, gjesti i disa vajzave ngroh zemrat e protestuesve
Studentët e Mjekësisë kanë vijuar marshimin përgjatë rrugës së Durrësit, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen protestave kundër qeverisë.
“Çohuni nga kafja!”, “Bashkohuni me ne!”, ishin disa nga thirrjet e studentëve, të cilët pritet të stacionohen më pas para Ministrisë së Arsimit.
Pas thirrjeve të tyre, një grup vajzash që ndodheshin në një kafene u ngritën dhe iu bashkuan marshimit të studentëve. Ndërkohë, bojkot të mësimit kanë njoftuar edhe studentë të tjerë dhe gjimnazistë, të cilët nuk janë paraqitur në mësim në shenjë proteste.
