Partizani jep shenja jete, fiton ndaj Teutës
Partizani fitoi 0-1 ndaj Teutës, në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Sfida u vendos nga një gol i Atanaskovsit, i realizuar në minutën e 59-të.
Me këtë rezultat, të kuqtë mbeten në vendin e fundit me 7 pikë të grumbulluara deri më tani. Ndeshja e radhës është ndaj Laçit.
Durrsakët janë në vendin e dytë. Sfida e radhës është ndaj Tiranës. Ky ishte takimi i fundit i Superiores për javën e 10-të.
