Tue, Nov 3, 2026

FORMULA 1/ Rusell braktisi festën e Kimit, Volf: Moment katastrofik për të

FORMULA 1/ Rusell braktisi festën e Kimit, Volf: Moment katastrofik për të
  • PublishedNovember 3, 2026

Toto Volf ka shpjeguar arsyen pse Xhorxh Rasëll mungoi në prononcimet për mediat pas Çmimit të Madh të Meksiko Sitit, duke pranuar se piloti britanik i Mercdesit po përjeton një nga momentet më të vështira të karrierës së tij.

Rasëll, i cili në fi llim të sezonit shihej si favoriti kryesor për titullin, është lënë në hije nga shoku i skuadrës, Kimi Antoneli, që me nëntë fi tore ka siguruar kampionatin në sezonin e tij të dytë në F1.

Pas garës, Rasëll e përgëzoi Antonelin për triumfi n, por më pas u largua nga pista pa përmbushur detyrimet mediatike. Për këtë mungesë, Mercedes u gjobit me 5 mijë euro nga FIA.

“E njoh Xhorxhin prej shumë kohësh dhe e di se për një sportist, veçanërisht për një pilot garash, ky është një moment katastrofi k. Fakti që nuk mori pjesë në intervistat për mediat dhe u largua nga pista është plotësisht i kuptueshëm”, deklaroi shefi  i Mercedesit, Toto Volf.



“ ✓”