VIDEO/ Këngë dhe brohoritje para sfidës me Finlandën, tifozët mbushin Tiranën me ngjyra kuqezi
Entuziazëm dhe atmosferë festive para sfidës Shqipëri-Finlandë. Tifozët e Kombëtares janë mbledhur në afërsi të stadiumit “Air Albania”, ku me këngë, brohoritje dhe flamuj kuqezi po i japin ngjyrë mbrëmjes.
Mbështetësit shqiptarë kanë krijuar një atmosferë të zjarrtë para nisjes së takimit, duke treguar edhe një herë dashurinë dhe përkrahjen për kuqezinjtë në këtë përballje të rëndësishme.
Përballja me Finlandën ka një rëndësi madhore për ekipin e Maran, pasi tri pikët janë objektivi kryesor në garën për vendin e parë në Grupin C1 të Ligës së Kombeve.
