Sat, Nov 14, 2026

I shënoi gol Serbisë në Beograd, Gruda harron Shqipërinë, flet si gjerman: Moment fantastik, debutim ëndrrash (VIDEO)

I shënoi gol Serbisë në Beograd, Gruda harron Shqipërinë, flet si gjerman: Moment fantastik, debutim ëndrrash (VIDEO)
  • PublishedNovember 14, 2026

Ironi e fatit apo jo, por Brajan Gruda, një talent 100% shqiptar, refuzoi kuqezinjtë dhe në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Gjermanisë realizoi pikërisht kundër Serbisë brenda në Beograd, në kushte të tjera, me një fanellë tjetër, atë kuqezi, edhe Gruda do ishte bërë hero ashtu si Rey Manaj, apo brezi i lojtarëve shqiptarë që në Beograd përjetuan makthe në tetorin e 2014.

Kapitulli Gruda tani është zyrtarisht i mbyllur, me Klop që “dogji” çdo opsion që një ditë sulmuesi mund të luante për Shqipërinë, aktivizimi i tij ndaj Serbisë e bën tashmë të pamundur.

Edhe vetë Gruda as që ka ndërmend të kthejë kokën pas, por sheh përpara dhe flet si gjerman, pasi për të dhe familjen e tij ky ishte një moment fantastik, por shpreson që ky është vetëm fillimi:

“Ky debutim do të thotë shumë për mua dhe për familjen time, është një ëndërr. Jam shumë i lumtur për këtë debutim, por dëshiroj të vazhdojë kështu dhe të bëj paraqitje sa më të mira me fanellën e Gjermanisë. Goli ndaj Serbisë? Nuk u mendova shumë, mora topin, driblova dhe shënova, ishte kënaqësi”, u shpreh Gruda për “Sky Sport”.



“ ✓”