Sat, Nov 14, 2026

Liderë të rinj dhe futboll ofensivë, Maran ndryshon Shqipërinë

Liderë të rinj dhe futboll ofensivë, Maran ndryshon Shqipërinë
  • PublishedNovember 14, 2026

“Nuk bëjmë llogari, nuk ndryshojmë filozofi ndaj Bjellorusisë”, kështu u shpreh Rolando Maran, i pyetur nëse Shqipëria shkon në Budapest për të mos humbuar, në një kohë kur në sfidën e fundit i mjafton dhe një “X” për të mbyllur Grupin C1 në vendin e parë. Tekniku italian është i qartë mbi mënyrën e lojës, është i qartë se Shqipëria nuk e ka luksin vetëm të mbrohet, por duhet të ushtrojë presing lart për të mbajtur çdo rival sa më larg zonës.

Kjo filozofi i ka dhënë të drejtë, të paktën deri më tani, këtë e konfirmojnë dhe shifrat: Në 5 ndeshje në Nations League, ekipi i tij ka marrë 12 pikë, 4 fitore, 0 barazime dhe vetëm 1 humbje. Në 5 ndeshje, Shqipëria ka shënuar 10 gola me një mesatare prej 2 golash për ndeshje, ndërsa ka pësuar 3 gola.

Me të në stol, kanë ndryshuar edhe balancat brenda grupit, por e vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është pesha e Rey Manajt në fazën ofensive. Sulmuesi i Sivasspor është edhe golashënuesi më i mirë i këtij edicioni me 3 gola të shënuar, po aq sa edhe Asllani. Me 2 gola mbyll podiumin Eresnt Muçi, me këtë të fundit që është pa diskutim risia e madhe e Maran, duke e vendosur yllin e Trabzonspor në qendër të projektit të tij. Maran jo vetëm që nuk ndryshon filozofi, por është edhe besnik i një formacioni bazë, ndryshe nga Sylvinho.

Ndryshimet më të në stol kanë qenë të pakta, nuk pritet të ndryshojë as në sfidën e fundit ku pritet të besojë të njëjtit grup që dominoi Finlandën. I vetmi ndryshim pritet të jetë në qendër të mesfushës pasi Ylber Ramadani ka plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jetë në dispozicion të Maran.



“ ✓”