Thu, Nov 19, 2026

FOTO/ Hysaj në krah të Kane e Olise, faqja e njohur e përfshin në formacionin ideal

FOTO/ Hysaj në krah të Kane e Olise, faqja e njohur e përfshin në formacionin ideal
  • PublishedNovember 19, 2026

Elseid Hysaj ishte pa diskutim një nga surprizat e bukura të këtij edicioni në Nations League, ku edhe pse pa skuadër që nga fundi i sezonit, Rolando Maran i besoi në të 6-të ndeshjet e fazës së grupeve. Hysaj jo vetëm që nuk stonoi, por ishte një nga lojtarët më të mirë në radhët e ekipit përfaqësues. Me dy assiste dhe një gol, Hysaj ishte gjithashtu një nga lojtarët më përcaktues për ekipin kuqezi në Nations League.

Paraqitja e tij është vlerësuar së fundmi edhe nga faqja e njohur për statistikat dhe vlerësimet e lojtarëve, “WhoScored”, e cila e ka përfshirë Hysaj në formacionin më të mirë të fazës së grupeve në Nations League.

Hysaj
Hysaj

Me notën 7,65 në total, me një mesatare të 6 ndeshje, anësori kuqezi është përzgjedhur në krahun e djathtë të formacionit ideal. Në këtë 11-tshe ideale bëjnë pjesë yje të futbollit botëror si Harry Kane, Lamine Yamal, Jude Bellingham dhe Michael Olise.

Paraqitjet e tij me ekipin përfaqësues dhe këto vlerësime, pritet të kenë një ndikim edhe në të ardhmen e Hysaj i cili aktualisht po stërvitet në radhët e Vllazninë në pritje për të gjetur një ekip të ri.



“ ✓”