3 kandidatura, FIFA me njoftim zyrtar, Diallo në garë për të “rrëzuar” Infantinon
Do të jenë tre kandidatët, të cilët do të garojnë për presidencën e FIFA-s në zgjedhjet që do të zhvillohen më 18 mars 2027, në Rabat të Marokut. Ditën e sotme FIFA ka njoftuar zyrtarisht edhe 3 kandidatët në garë për postim më të rëndësishëm në drejtimin e futbollit. Bëhet fjalë për presidentin aktual Gianni Infantino, kreun e Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, dhe japonezin Kohzo Tashima.
Në këtë garë, Federata Shqiptare e Futbollit prej disa ditësh tashmë ka konfirmuar zyrtarisht mbështetjen për Philippe Diallo, i cili ka marrë gjithashtu mbështetjen e federatave evropiane, pas një takimi të drejtuar nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin.
Diallo e ka pranuar ftesën për të kandiduar, duke synuar një drejtim të ri të FIFA-s, me më shumë transparencë, bashkëpunim dhe zhvillim të futbollit në të gjitha rajonet e botës.
Ndërkohë, kandidaturat do t’i nënshtrohen shqyrtimit nga Komisioni Zgjedhor i FIFA-s, ndërsa emrat përfundimtarë të kandidatëve të pranuar do të bëhen publikë jo më vonë se 18 shkurti 2027.
Kështu, gara për drejtimin e futbollit botëror merr formë, me Gianni Infantinon që synon të vazhdojë në krye të FIFA-s, ndërsa Philippe Diallo shfaqet si një alternativë e mbështetur nga federatat evropiane.
