Interesimi për Shpendin, klubi italian i rikthehet sërish pistës
Vazhdon të ketë interesim nga disa klube për Cristian Shpendin, sulmuesin e Cesena-s, i cili deri tani ka shënuar 8 gola në 11 ndeshje, duke ndihmuar skuadrën të qëndrojë në mesin e tabelës së Serie B.
Problemi qëndron te rinovimi i kontratës. Cesena dëshiron t’ia zgjasë kontratën edhe me një vit me sulmuesin kuqezi, deri në vitin 2029, për të shpërndarë më mirë pagën e tij prej 1.4 milionë euro bruto në sezon.
Por mungesa e një marrëveshjeje, së bashku me paraqitjet e mira të Shpendit, mund ta bëjnë atë një nga emrat më të kërkuar në merkaton e janarit.
Sipas gazetës Corriere Romagna, Cagliari është rikthyer në garë për Shpendin.
