FOTO/ U largua nga Turqia, Serie A “thërret” Rey Manajn
Ulja në stol e Rolando Maran, por dhe paraqitja pozitive e Shqipërisë në Nations League, ka bërë që legjionarët kuqezi të rikthehen edhe një herë në qendër të vëmendjes në Itali. Pa diskutim, emri më i lakuar për momentin në Serie A është ai i Ernest Muçit, por së fundmi në skenë ka dalë edhe Rey Manaj, kjo për disa arsye të forta.
E para, Muçi vendosi të ndërpres në mënyrë të njëanshme kontratën e tij me Sivasspor duke dalë në këtë mënyrë si një lojtari i lirë në treg. E dyta, Manaj ndryshoi së fundmi edhe agjent duke kaluar në menaxhimin e Fali Ramadanit. Manaj nuk është një emër i panjohur në Itali, pasi është një lojtar që ka dalë nga akademia e Inter, ndërsa ka luajtur me ekipe si Cremonese, Pisa, Spezia etj.

Së fundmi, sipas mediave italiane, Rey Manaj mund të jetë një opsion për ekipin e Lecce-s, skuadër gjithashtu që ka një pëlqim ndaj lojtarëve shqiptar, ku aktualisht aktivizohet Medon Berisha, ndërsa pjesë për disa sezone ka qenë edhe Ylber Ramadani. Manaj u largua nga Sivasspor në momentin e tij më të mirë ku në 15 ndeshje realizoi 10 gola dhe dhuroi 2 assiste.
Lecce po kërkon në treg për një sulmues të ri pasi është reparti ku po hasin më shumë vështirësi deri në këtë pikë të sezonit ku në 12 ndeshje kanë shënuar 12 gola, sulmi i tretë më i dobët në Serie A. Rey Manaj përfaqëson një okazion të vërtetë për Leccen pasi do rikthehej falas në Itali, ndërsa është një lojtar që garanton gola. Megjithatë, për momentin, Manaj është thjesht një ide, një sondazh pasi nuk ka asnjë negociatë konkrete mes palëve.
