VIDEO/ Laçi realizon gol në Turqi, feston me Rizespor
Qazim Laçi është protagonist në kampionatin turk. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka tundur rrjetën në përballjen mes Çaykur Rizespor dhe Kasımpaşa, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Goli i shqiptarit erdhi në minutën e 22-të, pas një aksioni të Rizesporit. Goditja e Adedire Mebude u ndal nga shtylla, ndërsa Laçi reagoi shpejt në topin e kthyer dhe e dërgoi në rrjetë. Laçi ka luajtur 12 ndeshje.
