Fri, Nov 21, 2025

Hapet gara për tre anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ja kur nisin aplikimet

Hapet gara për tre anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ja kur nisin aplikimet
  • PublishedJuly 24, 2023

Është hapur gara për tre anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, bazuar në nenet 9 dhe 10 të ligjit 115/2016, ka njoftuar sot shpalljen për hapjen e procedurës së aplikimit të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Bëhet me dije se në datën 12 dhjetor 2023 përfundojnë mandatin e plotë 5 vjeçar tre anëtarë të KLGJ-së, 2 (dy) nga të cilët janë zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) nga radhët e gjyqtarëve të apelit.

“Referuar nenit 9 të ligjit 115/2016, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, me anë të këtij njoftimi publik, shpall sot në datë 24 korrik thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për anëtarë të KLGJ-së nga radhët e gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit.”, thuhet në njoftim.

()

AlbaniaWeb.net