Thu, Aug 21, 2025

“Duhet një fytyrë e re”, Korreshi për zgjedhjet e 29 korrikut në PD: Bardhi do kishte qenë kandidaturë e mirë

  • PublishedAugust 4, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi në një lidhje live me Skype në rubrikën “Opinion” në News24, foli për përcarjen brenda PD-së dhe zgjedhjet e 29 korrikut.

Korreshi u shpreh se kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi do të kishte qenë një kandidaturë e mirë për zgjedhjet e 29 korrikut dhe se Partia Demokratike ka nevojë për një fytyrë të re drejtuese.

“Shtatori duhet të jetë një kthesë e përbashkët për PD-në. Do doja që Berisha dhe Basha të mos garojnë më në PD, pasi janë ata shkaku i ndarjes. Një figurë e re, femër apo mashkull do i jepte një dorë të re dhe një sy të ri PD-së. Në dy zgjedhjet e fundit, 6 mars dhe 14 maj, ka pasur rënie të votave, kjo për shkak të pjesës gri.

Unë jam një nga mbështetësit e Bardhit pasi ka qenë koherent dhe transparent dhe do ishte kandidaturë e mirë për të garuar në zgjedhjet e 29 korrikut në PD.”, u shpreh Korreshi.

AlbaniaWeb.net