Thu, Aug 21, 2025

Plani B për Real e Bayern, Vlahovic kthehet në “xholin” e verës, Juve “fërkon duart”

  • PublishedAugust 5, 2023

Në aksin Spanjë-Francë vijon të jetë shumë e nxehtë, njëkohësisht e tensionuar, çështja “Mbappe”. Në situata të tilla, edhe lajmet që vijnë janë të ndryshme, kontradiktore. Fakt është që “bomberi” francez ka vetëm një dëshirë, Real Madrid. Fakt është gjithashtu që trajnerit Ancelotti i duhet një sulmues për sezonin e ri, kjo situatë ka bërë që dy klubet, me anë të ndërmjetësve, të diskutojnë mundësinë për transferimin e “gjelit” në Madrid brenda javës së ardhshme.

Marca
Marca

Në Paris, po punojnë me kohë të plotë për të plotësuar ekipin për sezonin e ri, llogaritë po i bëjnë pa Mbappe në skuadër, shkruan Marca. Janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me Dembele ndërsa do t’i paraqesin Benfikës edhe një ofertë zyrtare për Ramos. Nëse për një arsye apo për një tjetër, Mbappe nuk do të transferohet te Reali këtë verë, atëherë drejtuesit e klubit spanjoll do të hidhen në merkato për të gjetur një tjetër alternative.

Vlahovic
Vlahovic

Sipas TuttoSport, plani i tyre B është Dusan Vlahovic. Gjithnjë sipas të përditshmes torineze, Juve kërkon 80-100 milionë euro për të lënë të lirë Vlahovic. Sulmuesi serb është një plan B edhe për Bayern Munich. Nëse nuk arrijnë të sigurojnë Harry Kane, mund të futen në garë për Vlahovic.

()

AlbaniaWeb.net