VIDEO/ Durrësi përfshihet nga moti i keq, probleme në disa nga rrugët kryesore
Moti i keq me reshje shiu dhe vranësira që ka pushtuar pothuajse të gjithë vendin, ka bërë që edhe në Durrës, pushuesit të boshatisin plazhin dhe të ndërpresin pushimet e tyre në fundjavën e parë të gushtit.
Si pasojë e reshjeve të shiut, janë hasur probleme në disa nga rrugët kryesore të qytetit.
Nga pamjet e siguruara nga gazetarja Klodiana Haxhiaj për shihen çadra dhe shezlongë bosh pa pushues. Sakaq uji a dalë mbi trotuar si pasojë e reshjeve të shumta të shiut përgjatë orëve të para të mëngjesit.