Wed, May 6, 2026

FOTO/ Kaos total në Paris, Neymar kërkon largimin. Në Spanjë insistojnë: Ka vetëm një dëshirë…

FOTO/ Kaos total në Paris, Neymar kërkon largimin. Në Spanjë insistojnë: Ka vetëm një dëshirë…
  • PublishedAugust 8, 2023

Në prag të sezonit të ri, PSG është përfshirë në një kaos total. Jo vetëm çështja “Mbappe”, së fundmi drejtuesit e klubit duhet të kujdesën edhe për çështjen “Neymar”. Pas yllit francez, është sulmuesi brazilian që i ka vendosur ultimatum drejtuesve të klub, kërkon të largohet menjëherë. Ky lajm i bërë publik nga L’Equipe trazoi shumë ambientin, por ka qenë babai i Neymar i cili reagoi menjëherë duke e konsideruar si “fake news”.

Neymar Cropped 1ur35zy06cpb210732w7axk2pg
Neymar Cropped 1ur35zy06cpb210732w7axk2pg

Gjithnjë sipas L’Equipe, oferta e vetme për konkrete në tavolinë për Neymar është ajo nga Arabia Saudite, ku sheikët i ofrojnë 300-400 milionë euro për dy vite, ndërsa sondazhe kanë zhvilluar edhe ekipe si Chelsea, Jo vetëm në Francë, edhe në Spanjë shkruajnë se Neymar i ka kërkuar drejtuesve të klubit ta lënë të lirë, jo për tu transferuar në Arabinë Saudite, por kërkon të rikthehet te Barcelona. Në mendjen e tij ka vetëm një dëshirë, të rikthehet sërish në “Camp Nou”, të realizojë atë që nuk e arriti dot Leo Messi.

Marca
Marca

“Neymar, vetëm kjo mungonte”, shkruan Marca në faqen e parë duke iu referuar situatën kaotike që ka mbërthyer PSG. Këto zëra dolën pikërisht në ditën kur PSG prezantoi blerjen e tyre të radhës në këtë merkato vere, Gonçalo Ramos. Sulmuesi portugez vjen nga Benfika në formë huazimi me të drejtë blerje.

()

AlbaniaWeb.net