Sat, May 10, 2025

Milan bind edhe ndaj Torinos, “poker” i kuqezinjve, dopietë e Giroud

  • PublishedAugust 27, 2023

Dy ndeshje, dy fitore bindëse, Milan e ka nisur shumë sezonin e ri të Serie A, duke fituar edhe sonte, kësaj here 4-1 në “San Siro” ndaj Torinos dhe duke marrë kreun provizor me 6 pikë.

Katër gola në fundin e pjesës së parë. Në të 33-tën, pas një kundërsulmi të shpejtë të kuqezinjve, Loftus-Cheek, pasi shpërtheu nga e djathta, pasoi në qendër për Pulisic, që e pati të lehtë ta shtynte topin drejt rrjetës.

Vetëm tri minuta më vonë erdhi barazimi i Torinos me Schuurs, pas një shpërqendrimi të mbrojtjes së Milanit, 1-1. Reagimi i Milanit që i menjëhershëm. Kryesori sinjalizoi nga pika e bardhë e penalltisë për prekje të topit me dorë pasi u konsultua me sistemin VAR. Ekzekuton saktë Giroud, 2-1.

https://www.youtube.com/watch?v=5sLV_xEvzd0

Por nuk përfundon me kaq pjesa e parë. Kombinojnë saktë Leao e Theo Hernandez, me francezin që e ngre me mjeshtëri topin mbi portierin Milinkovic-Savic.

Milani nuk mjaftohet me rezultatin e pjesës së parë. Në të 62-tëm kryesori akordon 11-metërsh për kuqezinjtë, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Leaos. Sërish godet saktë Giroud, 4-1.

Në ndeshjen tjetër, Roma humbi 2-1 në Verona, duke treguar problemet që ka në këtë start. Edhe pse vendasit mbetën me 10 lojtarë në minutën e 84-t, nuk arritën të shmangnin humbjen.

()

AlbaniaWeb.net