Fri, May 9, 2025

Pronari i hotelit në Sarandë publikon fotot e dhunës: Jam rrahur nga ish-shefi i komisariatit dhe shefi i krimeve

  • PublishedSeptember 16, 2023

Pronari i hoteli ku ndodhi vrasja e 41-vjeçarit Klodian Bakia një vit me parë, akuzon policinë për trajtim çnjerëzor dhe dhune ndaj tij.

Genci Ahmeti ka vendosur të publikojë fotografitë që dëshmojnë dhunën e ushtruar, duke pretenduar se është goditur në komisariatin e Sarandës nga shefi i asaj kohe Klodjan Kondi dhe shefi i krimeve Erion Muho.

Genci Ahmeti u shoqërua pasi dy punonjës të hotelit të tij u konfliktuan me 41-vjeçarin Klodian Bakia për parkimin e një makine dhe më pas e vranë me thikë.

Ahmeti u shoqërua për të shpjeguar rrethanat e ngjarjes, por ai thotë se u mbajt një muaj ne komisariat, derisa ti shëroheshin plagët e shkaktuara nga dhuna e shefit te komisariatit dhe shefit te krimeve.

 

AlbaniaWeb.net