Wed, Nov 26, 2025

Dy të arrestuar për aksidentin në punë të 35-vjeçarit

Dy të arrestuar për aksidentin në punë të 35-vjeçarit
  • PublishedOctober 28, 2023

arrestoi dy persona për aksidentin e së premtes, ku humbi jetën një 35 vjeçar që po punonte për prerjen e degëve të pemëve në lagjen numër 13 dhe ndodhej në koshin e një vinçi që shërben për punime në lartësi.

Të arrestuarit janë , 33 vjeç, me detyrë drejtues teknik i kompanisë dhe 42 vjeçari , i cili kishte detyrën e drejtuesit të vinçit, nga i cili ra viktima.

Dy të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“…për këtë ngjarje të ndodhur në lagjen nr. 13, ku humbi jetën punonjësi i një firme që kryen punime për ndërtimet e pedonales në këtë zonë, i cili po priste degët e palmave, pa lejen e organeve kompetente…”, sqaroi Policia e Durrësit përmes një deklarate.

Punëtori 35 vjeçar me iniciale A. L. humbi jetën në mënyrë aksidentale të premten teksa po punonte në zonën e Plazhit, në një ditë me mot me erë të fortë në bregdetin e Durrësit. Çështja po e hetohet nga  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.