Fri, May 8, 2026

Vila në Stamboll, Dritan Rexhepi jetonte mes luksit

Vila në Stamboll, Dritan Rexhepi jetonte mes luksit
  • PublishedNovember 11, 2023

Në Stamboll u arrestua Dritan Rexhepi, i akuzuar si kreu i një karteli ndërkombëtar droge.

Sipas turqve, Rexhepi është arrestuar pas një operacioni të zhvilluar në qytetin turk nga autoritetet italiane dhe shqiptare.

Sipas mediave, bosi shqiptar “është prangosur në një pronë në një zonë banimi luksoze, që ndodhet në Beylikdüzü, një lagje e Stambollit. Në atë vilë, agjentët turq gjetën para, një armë, bizhuteri dhe orë”.

Rexhepi akuzohet për trafikimin e sasive të mëdha të drogës nga Amerika e Jugut drejt Europës.

AlbaniaWeb.net