Sylvinho: Grup i hapur, Broja do kohë! Çuni? Kemi shumë “pyka”

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho doli ditën e sotme në deklaratë për mediat.
Brazliani fillimisht shpjegoj listën e lojtarëve të grumbulluar prej tij duke përmendur si mungesën e Brojës ashtu dhe të Marvin Çunit i cili po kalon një moment mjaft të mirë me Frosinonen.
“Këtë herë kemi dy kundërshtarë që mbrohen mjaft mirë është e rëndësishme të kemi sulmues që mbajnë mirë topi.
Pse mungon Çuni? Kemi dy pyka si Cikalleshi dhe Daku, gjithashtu Uzuni dhe Seferi që luajnë si anësor por dhe si pykë.
Çunin e grumbulluam me Bullgarinë është një lojtar shumë i mirë por luan në rolin e Cikalleshit ndërkohë këtë herë kishim nevojë për anësor.
Kemi marr Muçollin sepse është shumë teknik një lojtar jo i shpejt por shumë teknik dhe taktik, kemi marr parasysh se këtë herë kemi përballë dy ekipe shumë mbrojtës dhe teknika duhet” tha Sylvinho.
Nuk ngeli pa u komentuar dhe mungesa e Armando Brojës për të cilin trajneri u shpreh se: “Broja është një futbollist që prej 11 muajsh ka pësuar një dëmtim të rënd, ai akoma nuk është rikuperuar, Chelsea ka luajtur 4 ndeshje prej 12 tetorit deri më sot dhe Broja nuk ka luajtur në asnjërën prej tyre pra ka nevojë për kohë.
Pak nga pak duhet të rikuperohet dhe duhet të presim pasi është një lojtar i një kualiteti të jashtëzakonshëm por mbi të gjitha duhet të respektojmë shëndetin e lojtarit.”
Ndërsa për Enea Mihajn tekniku u shpreh se lojtari pësoj një dëmtim në javën e fundit dhe për fat të keq nuk mund të ishte pjesë e listës por në atë pozicion kombëtarja është e mbuluar mirë.
I pyetur dhe për mungesën e lojtarëve nga kampionati shqiptar Sylvinho u shpreh se ai dhe stafi i tij monitorojnë 56 lojtar të cilët mund të japin kontributin e tyre për kombëtaren.
E rëndësishme për ta është të shihet kualiteti i lojtarit dhe kontributi që ai jep në ekipin ku ai luan.
Gjithashtu ai shtoj se në ndeshjen kundër Ishujve Faroe mund të ketë prurje të reja nëse është e nevojshme por kjo nuk varet nga liga ku luajnë lojtarët.
Sylvinho e komentoj ndeshjen ndaj Moldavisë si një përballje teje të vështirë, pasi ekipi kundërshtar mbrohet mjaftë mirë në shtëpi dhe shfrytëzon kundërsulmet gjithashtu dhe goditjet e dënimit.
Për brazilianin, në grup çështja kualifikim mbetet ende e hapur për të gjitha ekipet dhe kjo bën që mos të ketë sfida të lehta.
Për të skuadra duhet të zbresë në fushë për të dhënë gjithçka dhe jo të mendoj 1 pikëshin pasi në futboll nuk mund të bëhet llogari.
“Mund të vendoset gjithçka në 90 minuta, por është ndeshja më vendimtare e këtij grupi për ne. Objektivi është të kualifikohemi për në europian është një ëndërr që njerëzit e jetojnë dhe ne përgatitemi për këtë ëndërr prej 10 muajsh tashmë” u shpreh Sylvinho.
Një pikë larg ëndrrës! Sylvinho: Kemi dy finale, risia dhe mungesa e Çunit
