Ra në fushë dhe vdiq! 25 minutat e fundit të jetës së kapitenit të Egnatias
Tragjedi! Futbollisti i Egnatias Rafael Dwamena ka ndërruar jetë në spital. 28-vjeçari ra pa ndjenja në fushën e lojës në minutën e 25-të në ndeshjen Egnatia-Partizani pas problemeve në zemër.
Mjekët i dhanë ndihmën e parë në fushën e lojës, ndërsa më pas u dërgua menjëherë me ambulancë në spital.
28-vjeçari nga Gana ishte diagnostikuar me probleme në zemër në vitin 2020 dhe mjekët e kishin këshilluar që të mos luante më futboll.
Megjithatë, sezonin e kaluar, ai u bë pjesë e Egnatias së Rrogozhinës, ku ishte një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar.
Ndërkohë, lojtarët e të dyja ekipeve u futën në dhomat e zhveshjeve. Delegati i takimit ka konfirmuar se ndeshja Egnatia-Partizani nuk do të vazhdojë.
E FUNDIT/ Futbolli shqiptar në zi! Vdes në fushë sulmuesi i Egnatias
