Wed, Jun 17, 2026

Ditë e zezë në Shqipëri/ Vdesin kapiteni, elektriçisti dhe djali në lule të rinisë

Ditë e zezë në Shqipëri/ Vdesin kapiteni, elektriçisti dhe djali në lule të rinisë
  • PublishedNovember 11, 2023

Lajmet e hidhura për fat të keq kanë qenë të shumta këtë të shtunë në vendin tonë.

Nga kapiteni i ekipit “Egantia”, elektriçisti në fshatrat e Elbasanit e deri te 25-vjeçari në aksidentin e mbrëmjes në Bulqizë, tragjeditë nuk kursyen asnjërin prej tyre.

Sulmuesi dhe kapiteni i ekipit të Egnatias, Raphael Dwamena u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare pas një goditje në zemër gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit ditën e sotme.

I riu papritur në pjesën e parë u shemb në tokë pa ndjenja, duke humbur jetën.

Ra në fushë dhe vdiq! 25 minutat e fundit të jetës së kapitenit të Egnatias

Ndërsa në fshatin Muçan të Elbasanit një elektricist 62-vjeçar që po punonte për të riparuar një defekt ka ndërruar jetë.

Shkoi të rregullonte defektin, e zë korrenti dhe vdes

Po ashtu në një aksident tragjik mbrëmjen e sotme në Bulqizë ka humbur jetën një 25-vjeçar i quajtur Esmerald Nika ka ndërruar jetë.

EMRI/ Makinat të bëra copë-copë, kush ishte viktima në Bulqizë

 

AlbaniaWeb.net