Wed, Sep 10, 2025

Dëbora mbulon Pukën, shtyhet ndeshja Tërbuni-Besëlidhja

  • PublishedNovember 25, 2023

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin. Kjo është bërë shkak që të ketë mjaft probleme në javën futbollistike. Në Kategorinë e Dytë në grupin e Parë është shtyrë ndeshja Tërbuni- Besëlidhja.

Në stadiumin “Ismail Xhemali” në Pukë u luajt vetëm pjesa e parë e Tërbuni 1-1 Besëlidhja dhe për shkak të dëborës së shumtë në fushë dhe kushteve të pafavorshme të motit, 45 minutat e dyta të duelit do luhen në një tjetër datë.

AlbaniaWeb.net