Fri, Sep 12, 2025

Çfarë bën Broja?! Gjakoset dhe debaton me arbitrin

  • PublishedDecember 3, 2023

Chelsea fitoi 3-2 kundër Brighton për javën e 14-të në Premier League.

Në këtë përballje u aktivizua dhe  Armando Broja, i cili zëvendësoi Mudryk në minutën e 81.

Gjatë një dyluftimi sulmuesi i Kombëtares u dëmtua në hundë dhe pati gjakderdhje.

Broja nuk dëshironte të dilte nga fusha, duke debatuar edhe me arbitrin kryesor Pauson. Pas vendimit të arbitrit ai mori ndihmën mjekësore, dhe u rikthye në fushë.

Chelsea fitoi me dhjetë lojtarë, pasi në të 45 minutë Gallagher u largua me karton të kuq.

AlbaniaWeb.net